Zbuloni punëtoritë dhe hapësirat e studios
Ndërthurim mjeshtërinë, përvojën dhe udhëzimin personal. Instruktorët tanë janë këtu për t'ju mbështetur nga prekja e parë e argjilës deri te punimi i pjekur, duke siguruar një proces krijues të ndërtuar mbi besim, durim dhe kualitet.

Bashkojmë njohurinë teknike me një eksperiencë krijuese të përqendruar në njeri. Ekipi jonë mbështet secilin krijues gjatë rrugëtimit të krijimit të qeramikës, duke ofruar udhëzim, inkurajim dhe një hapësirë të sigurt për të eksploruar dhe mësuar.
Çfarë ofrojmë
Punëtori
Punëtori praktike në qeramikë dhe grafikë, të dizajnuara për fillestarë dhe krijues të avancuar. Mësoni teknika dhe zhvilloni zërin tuaj krijues në një ambient mbështetës.
Studio e hapur
Një hapësirë krijuese e përbashkët për punë të pavarur. Përdorni veglat, materialet dhe pajisjet tona për të vazhduar praktikën, të eksploroni ide të reja ose të punoni projekte personale me ritmin tuaj.
Punime me dorë
Një përzgjedhje e kujdesshme e objekteve qeramike dhe grafikave artistike. Çdo punim është bërë me kujdes, duke pasqyruar bukurinë e krijimit të ngadalshëm, materialeve natyrore dhe dizajnit të menduar.
Mëso duke punuar
Punëtori praktike në qeramikë dhe grafikë për të gjitha nivelet. Një hapësirë për të mësuar teknika, eksperimentuar lirshëm dhe rritur vetëbesimin krijues nëpërmjet praktikës së udhëhequr.
Porosi të posaçme
Punime qeramike të personalizuara sipas porosisë. Nga objekte funksionale deri te komisione artistike, punojmë ngushtë me ju për të krijuar punime unike që përputhen me idetë dhe nevojat tuaja.
Koleksione të limituara
Punime qeramike ekskluzive të bëra me dorë në edicione të limituara. Të dizajnuara për ata që vlerësojnë mjeshtërinë, origjinalitetin dhe dizajnin e menduar.
Rrugëtimi juaj krijues, i mbështetur në secilin hap
Qeramika ka të bëjë me kohë, prekje dhe durim. Vlerësojmë procesin e krijimit po aq sa punimin përfundimtar, duke inkurajuar eksplorimin, gabimet dhe shprehjen personale.